Greqia këtë javë pas shumë ditësh izolim ka vendosur lehtësimin e masave nda koronavirusin. Mediat greke bëjnë me dije se po pritet që pjesë e lëhtësimit të masave të jetë me hapjen e zyrave të kreditimit, Shkollave të Magjistraturës dhe Gjykatave të Shkallës së Parë për raste specifike.
Ndërsa pritet që në 4 maj këto masa ndër të tjera të pasohen me hapjen e dyqaneve të vogla dhe parukierive, me një kufi prej dy klientësh maksimumi brenda hapësirave të tyre. Ndërkohë në fund të majit, restorantet, baret dhe kafenetë me karrige jashtë gradualisht do të rihapen, pa u shërbyer klientëve në zonën e vet të mbyllur.
Më shumë detaje rreth hapjes graduale pritet të jepen gjatë fjalimit televiziv të
Për të dhënë detaje në lidhje me këto masa lehtësuese, kryeministrit Grek përmes një konference për shqyp do të listojë dhe çfarë përfshin ky plan masash.
NDërkohë deri më tan në Greqi kanë humbur jetën 134 persona dhe mbi 2 517 të tjerë janë konfirmuar të infektuar. /abcnews.al