Greqi mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 200,000 vaksina AstraZeneca 

schedule15:52 - 9 Korrik, 2021

schedule 15:52 - 9 Korrik, 2021

Mediat greke bëjnë me dije se përmes mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Greqia ka mbështetur Shqipërinë dhe në Maqedoninë e Veriut me 200,000 vaksina  për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ndihma e ofruar nga Greqia përbën 100,000 doza të vaksinës AstraZeneca për secilin vend.

Janes Lenarcic , komisioneri për menaxhimin e Krizave, ka falënderuar Greqinë për mbështetjen që ka treguar për vendet fqinje.

“Falënderoj Greqinë për mbështetjen e saj për vendet fqinje. Ky është një shembull tjetër i koordinimit të shpejtë ofruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile”, ka thënë Lenarcic.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë më shumë se 45 vende kanë marrë vaksina, pajisje mjekësore si edhe materiale të tjera për të luftuar pandeminë Covid./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!