Greqi/ Arratisja e 4 shqiptarëve nga burgu, pezullohen nga detyra 5 policë

schedule17:38 - 7 Shkurt, 2022

schedule 17:38 - 7 Shkurt, 2022

5 efektivë policie në Greqi janë vënë nën hetim për arratisjen e 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi nga burgu.

Ata akuzohen për neglizhencë, në momentin e arratisjes së 4 shqiptarëve dhe pakistanezit.

Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër është identifikuar me inicialet Aardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka.

I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur. Ndërsa i arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.

Lexo edhe: FOTO+EMRAT/ Këto janë shqiptarët e rrezikshëm që i bën “gol” policëve në Greqi, sharruan hekurat dhe ia mbathën nga burgu

Si u arratisën? Të dënuarit kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur. Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

Të 5 të dënuarit kishin hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë. Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard. Në mediat greke janë publikuar edhe fotot e shqiptarëve dhe pakistanezit që kanë mundur të sharrojnë hekurat e burgut dhe të arratisen. Sakaq policia ka sekuestruar edhe furgonin me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisurit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!