Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Halkidiki.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në rrethana ende të panjohura.
Për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së dhe të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin Kassandreia dhe më pas në G. N. Polygyrou.
Protothema shkruan se mes 7 të plagosurve ka edhe 2 të mitur pa lëndime të rënda. nga të plagosurit e tjerë, 4 kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa 1 ndodhet në gjendje më të rëndë./Abcnews.al/