Ambasadori Richard Grenell do të vazhdojë të jetë emisar special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mediat kosovare raportojnë se lajmi është konfirmau nga zësënësi i Grenellit, Dick Custin.
“Mund të konfirmojmë se Ambasadori Grenell do të shërbejë si ambasador i SHBA-së në Gjermani, emisar special për negociatat e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe tani, si ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, në të njëjtën kohë”, ka thënë Custin.
Ndër të tjera zëdhënësi është shprehur se Grenell është pajtuar që të marrë detyrën e re përkohësisht, derisa të bëhet një nominim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.
“Theksoj se ambasadori Grenell është pajtuar me kërkesën e presidentit Trump për të marrë pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit për Inteligjencë Kombëtare, dhe se Shtëpia e Bardhë së shpejti do të konfirmojë nominimin e tij”, ka thënë ai.
Gjithashtu Custin, ka deklaruar ndër të tjera se Grenell do të jetë i përkushtuar 100 për qind për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al