Grenell: Liderët e Kosovës dhe Serbisë takim më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë

schedule07:31 - 14 Gusht, 2020

schedule 07:31 - 14 Gusht, 2020

I dërguari special i administratës së Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime në 2 shtator.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetin social “Twitter”. “Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, për një bisedim”, shkruan Grenell.

Kujtojmë se takimi u planifikua të zhvillohej në 27 qershor , por pas publikimit të njoftimin nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë, për ngritjen e akuzave ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike Kadri Veseli, u anulua.

Ndërkohë takimi do të bëhej në një datë të ardhshme, u njoftua nga Grenell. Sakaq Grenell nuk ka dhënë detaje të takimit./abcnews.al/