Emisari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me anëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, ku është folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në këtë takim virtual kanë qenë të pranishëm Martin Vulaj – ish-drejtues i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha – kryetari i Vatrës, Ana Cenaj – e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi – nga Batalioni Atlantiku.
Grenell i informoi pjesëmarrësit rreth takimit që kishte pasë gjatë ditës së djeshme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e informoi rreth anulimit të takimit që pritej të mbahej sot në Ëashington për rifillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd.
Trump e autorizoi Grenellin që t’i jap edhe një mundësi dialogut për të parë nëse ka shanse që ai të rifillojë, në të kundërtën, ambasadori mund të caktohet për detyra të tjera. Gjithashtu Grenell është shprehur se ekziston një urgjencë në nevojën që kosovarët të organizohen dhe të shprehin qëllimet e tyre të qarta për të ndjekur dialogun me një kërkesë zyrtare për ritakim në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al