Greku vdes 8 minuta pasi bëri vaksinën e koronavirusit

schedule17:24 - 16 Shkurt, 2021

schedule 17:24 - 16 Shkurt, 2021

Një 85-vjeçar në Kretë ka ndërruar jetë vetëm tetë minuta pasi u vaksinua për koronavirusin. Siç raportojnë mediat, i moshuari ishte i ulur në dhomën e pritjes pas vaksinimit dhe papritmas ra në tokë.

Mjekët nxituan t’i jepnin ndihmë shëndetësore por përpara se të shtronin në njësinë e kujdesit intensiv, zemra e tij ndaloi.

Megjithëse vlerësimet e para treguan se vdekja e të moshuarit ishte për shkak të arsyeve të tjera dhe nuk kishte asnjë lidhje me vaksinimin, një ekspertizë urgjente mjeko-ligjore u kërkua nga mjekët e spitalit.

Çfarë tregoi autopsia?

Rezultoi se 85-vjeçarari ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje në zemër, ndërsa nuk u gjetën prova se mund të kishte ndodhur ndonjë reaksion i lidhur me vaksinën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!