Mediat greke kanë raportuar mbi zhvillimet Athinë-Ankara, duke deklaruar se një media turke pro qeveritare po stimulon një atmosferë armiqësore kundër Greqisë.
“Proto Thema” shkruan se gazetarët dhe analistët turq flasin madje dhe për një pushtim ushtarak të ishujve të Egjeut.
Duke cituar CNN turk, mediet greke raportojnë se analistët “thurin” plane se kur do të jetë koha më e përshtatshme për Turqinë, për të pushtuar ishujt grekë.
Sipas “Proto Thema”, analisti gjeo-strategjik, Abdullah Çiftçi, shpjegon pushtimin e ishujve grekë, duke ilustruar aksionin turk nëpërmjet një harte, në të cilën ka ndryshuar emërtimet e ishujve në emra turq.