Grekët shijojnë ditën e fundit të “lirisë”, nga sot fillon regjimi i ri i lëvizjes

schedule10:08 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:08 - 24 Tetor, 2020

Duke filluar nga sot, Greqia do të hyjë në një fazë të re masash shtrëntuese anti-Covid ku maska do të jetë e detyrueshme si në ambiente të jashtme dhe të brendshme, ndërsa lëvizja me makina do të ndalohet nga ora 12:30 deri në 05:00 të mëngjesit në qytetet më të prekura.

Megjithatë, rinia e Selanikut ka dashur që të festojë mbrëmë ditën e fundit të “lirise” duke u mbledhur në sheshet kryesore të qytetit, gjë e cila ka shqetësuar policinë, raporton abcnews.al.

Mediat greke raportojnë se grupe të rinjsh u mblodhën nëpër sheshet e qytetit duke detyruar policinë të ndërhynte për shpërndarjen e tyre.

Greqia po numëron rritje të rasteve me koronavirus duke detyruar qeverinë që të marrë masa të forta shtrënguese. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!