Grekët nxjerrin videon nga aeroporti i Athinës: Ja si shqiptari hutoi pasagjerin dhe kosovari i mori çantën

schedule17:36 - 6 Shtator, 2020

schedule 17:36 - 6 Shtator, 2020

Policia greke ka goditur një bandë hajdutësh, mes të cilëve sipas medieve në Athinë ka edhe shqiptarë dhe kosovarë. Mediat greke kanë publikuar një video të momentit kur banda kryen një vjedhje në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Hajdutët i kishin ndarë rolet me kujdes. Grekët kanë bërë edhe analizën e videos, ku sipas tyre, një anëtar i bandës, shqiptar fillimisht huton pasagjerin në aeroport dhe tjetri, që po sipas medieve fqinje është nga Kosova merr çantën e shpinës dhe ia mbath.

Por të gjithë anëtarët e grupit janë arrestuar dhe tashmë po vijojnë hetimet nëse janë përfshirë në vjedhje të tjera. d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!