Grekët në protestë për kartat ID/ Qytetarët: Fshihet një çip, rrezikojmë të dhënat personale

schedule23:30 - 4 Shtator, 2023

schedule 23:30 - 4 Shtator, 2023

Prezantimi i kartës së re te identitetit në Greqi ka shkaktuar reagime të ashpra nga protestues të cilët mbushën rrugët e Selanikut. Vendimi i qeverisë greke që nga 25 shtatori qytetarët do të duhet të pajisen me me kartat e reja, është kundërshtuar nga mijëra persona të cilët pretendojnë se ne të mund të fshihet një çip me të gjitha të dhënat e tyre personale.

“Jo skllavërisë elektronike,  jo monedhës dixhitale. Jemi njerëz dhe jo numra” ishte thirrja e protestuesve. Sipas teorive të konspiracionit, ID-të e reja përmbajnë çipa që do t’i lejojnë autoritetet të përcaktojnë vendndodhjen apo edhe të kontrollojnë mendjet e tyre.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis deklaroi se ato nuk përmbajnë “çipa, kamera apo pajisje dëgjimi”.

Lëshimi i identiteteve dixhitale fillon nga data 25 shtator, me një kosto prej 10 eurosh.

Në pjesën e përparme të kartave të reja të identitetit do të jetë fotografia e qytetari, numri i identitetit, mbiemri, emri, gjinia, data e lindjes, kombësia, data e lëshimit si dhe data e skadencës.

Nga pjesa tjetër do të shkruhet emri i babait dhe nënës, vendlindja, grupi i gjakut (opsionale), por edhe gjatësia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!