Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me gratë dhe vajzat në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi vajzat dhe gratë për mbështetjen e dhënë, ndërsa u shpreh se nëse më herët nuk shiheshin si forcë e madhe, sot kjo ka ndryshuar, sepse siç tha ai gratë në Partinë Socialiste janë një vlerë e shtuar.
“Ne i tregojmë të gjithëve përse jemi të pathyeshëm. Sot kemi 40 % të grave ne PS. Nuk duhet të ndalemi duhet t’i bëjmë 50 %”, u shpreh Rama.
Më tej u shpreh se PD siç e quan ai “këneta”, nuk do të arrijë do të kurrë të marrë kaq mbështetje.
“Erdhi këneta këtu para ca kohësh, kishte mbledh burrat nga të gjitha anët. Po kaq plot këtë sallë nuk e kap dot kurrë. Unë dua t’u them se çfarë ne kemi arritur në gjithë këto vite. Dhe kemi arritur jo pak. Edhe pse të tjerët përpiqen të tregojnë të kundërtën. Nuk do arriheshin dot nëse ne nuk do të bënim fuqizimin e grave dhe vajzave. Sot kemi 30 % të sipërmarrjeve që drejtohen nga gra. Natyrisht një pjesë janë bashkë me burrat në sipërmarrje, por rëndësi ka që burrat e kanë kuptuar se grave nuk duhet t’i lënë vetëm punët e shtëpisë, por edhe gjykimet për të marrë vendimet e duhura. Jam shumë krenar që udhëheqim me forcën e shembullit. 52 % të listës së mbyllur ne e kemi me gra dhe vajza”, tha Rama.