Këtë të premte në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuar Nora Malaj, Denata Toçe, Marinela Hysa dhe Foni Ilia, të cilët biseduan për “epideminë e vetmisë”. Studimet e fundit kanë treguar se pjesa më e madhe e shoqërisë ndjehen të vetmuar. Në diskutimin mes të ftuarve, Foni Ilia nënvizoi se duke u krahasur mes burrave dhe grave, më shumë janë burrat ata që rrinë vetëm, ndërsa gratë kanë dëshirë të jenë sociale. Kjo u shndërrua në një ‘debat’ mes tij dhe Marinelës.
“Vetmia është bërë pjesë e shoqërisë moderne që po jetojmë. Duhet të kuptojmë natyrën njerëzore të mashkullit dhe të femrës, është në natyrën e mashkullit të jetë më i qetë dhe i mbyllur. Me ato pak raste që merrem më kanë ardhur me shumë djem… burri kënaqet shkon për peshk, rri 3-4 orë, mediton dhe kënaqet, një grua t’i thuash rri 3-4 orë atje do thotë ‘u çmenda’.”
Këtu ndërhyn Marinela duke thënë: “Mendoj që po bën një paragjykim tani”, ndërsa Foni i tha: “Të lutem do të japë librat që t’i lexosh, këto janë studime që janë kryer me vite të tëra, mashkulli nuk i kalon 7 mijë apo 8 mijë fjalë në ditë, ndërsa gruaja 21 ose 22 mijë fjalë në ditë.”
Marinela shtoi se kjo nuk është e ndarë, por lidhet më shumë me kulturen, pasi një vajzë shqiptare apo në botë që e vogël edukohet nga prindërit që të rrij urtë, të sillet si një vajzë intelektuale.
“I mësojnë vajzave ta mbyllin gojën, duhet me patjetër që kjo gjë të ndryshojë. Vajzave ti thonë ‘fol të keqen mami se ti flet shumë bukur’. Sa rriten meshkujt i thonë shembull ‘ti fol të keqen babi së burrë je do ta marrësh nuse’.
Nora Malaj pohoi se jo çdo njeri ka të njëjtin karakter dhe jo çdo njeri bën të njëjtën sjellje.
“Lidhet me të gjithë ciklet e rritjes që nga fëmijëria e hershme dhe vonë deri tek pjekuria, krijimi i familjes, karrierës, raporteve sociale dhe tek ajo që psikokologët iu thonë prindërve ‘nëna mos harroni se fëmijët janë fëmijët tuaj, por janë dhe të kohës ku lindin’.”
Sipas Denatës, është shumë i rëndësishëm momenti kur njeriu rri vetëm. Madje ajo tha se shoqëria jonë ka një koncept të gabuar të vetmisë dhe vdekjes sepse ajo që e shqetëson më shumë njeriun është kërcënimi i vdekjes, ndaj raportin me të e kemi mohues. Ajo shtoi gjithashtu se njerëzit jo të famshëm apo publik kanë mundësi që të jetojnë çaste sociale lumturie, krahasuar me VIP-at.
“Ndryshimi më i madh që ju ka ardhur njerëzve VIP nga fama e tyre është pikërisht pasuria e tyre që nuk kanë blerë lirinë sociale. Pasuria që ata kanë mund të blejë gjithçka përveçse lirisë sociale. Njerëzit komunë që nuk kanë këtë lloj fame, figura e tyre nuk është përgjithësuar tek të gjithë, janë më të lirë të jetojnë çaste sociale lumturie.”/abcnews.al