“Gratë e tyre vetëm për të bërë flokët duan 300 mijë lek në muaj”, punonjësit e Albpetrol sërish në protestë

schedule13:58 - 6 Maj, 2020

schedule 13:58 - 6 Maj, 2020

Mosdhënia e asnjë përgjigjeje se çfarë do të ndodhë me pagat dhe vendin e tyre të punës ka nxjerrë sërish në protestë punonjësit e Albpetrol.

Sipas tyre pagesa me pagë lufte nuk ka kuptim, sepse ata të gjithë kanë qënë në punë.

 “42 vjet punë vetëm në naftë dhe nuk kam lëvizur ansjëherë. Kjo reformë nuk është e drejtë. Zotëria që ka folur nuk është përfaqësuesi i yni, sepse është bërë palë me ta. Ai nuk ka profesionin naftëtar. Për ne është e qëllimshme përderisa ka firmosur reformën bashkë me Albpetrol. Kriteret nuk i kanë marrë për bazë dhe thotë që shkurtohet vendi i punës. Protestën do ta vazhdojmë derisa situata të zgjidhet. Me interesojnë naftëtarët. Duam që reforma të mos realizohet dhe rrogën ta marrim të plotë sepse kemi qenë në punë”, tha më tej inxhinieri.

Ndërkohë një tjetër punonjës i revoltuar u shpreh kanë shkëputje nga puna, ndërsa theksoi se nuk është dakord për pagën e luftës.

“Kam punuar 7 vjet. Nga puna na nxorrën. Rroga 260 mijë lek, ndërsa gratë e tyre vetëm për të bërë flokët duan 300 milek në muaj. Ne na thonë të mbajmë familjen thotë me kaq para. Kemi 20 ditë na kanë shkëputur,  nuk na kanë lajmëruar”, shpreh ai.

Mes protestuesve ka punonjës që pagën e luftës do ta kenë edhe të fundit. Ata shprehen se shkurtimet kolektive po lënë në rrugë specialistët për të futur në punë njerëzit e politikës.

 “Kam dy fëmijë jetim, njëri 12-vjeç, tjetri 15-vjeç. Jam në hall, ku të shkoj në këtë moshë. I drejtohem adminsitratorit dhe nuk marr asnjë përgjigje. Kryetari i Sindikatës që doli sot, ku i mbrojti të drejtat e punëtorit? Ai  firmosi që ne të dilnim nga puna. Nuk kam shqetësim se na bëhet përgjysmim rrogë, por dua të jem në punë. Nëse një muaj marr borxh për tu ushqyer, por muajt e tjerë si do të rezistoj”, u shpreh një qytetare.

Në ditën e dytë të protestë asnjë drejtues i kompanisë nuk ka komunikuar deri tani me protestuesit. Kjo pasi selia e re qendrore është zhvendosur për herë të parë nga Patosi në Tiranë.

Sipas një urdhëri të departamentit të financave 1800 punonjës dhe nënpunës të albpetrol do të marrin pagesa minimale për muajin prill. Urdhri u është komunikuar nëpërmjet email-it shefave të drejtorive nga Departamenti i Financave. Pak ditë më parë Albpetrol komunikoi ndaljen e puseve pasi nafta ka mbetur stok për shkak të pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!