Angelina Jolie ka përcjellë disa mesazhe të fuqishme për graë që bien pre e abuzimeve. Aktorja 45-vjeçare tha për “Harper’s Bazaar” se gratë duhet të “flasin me dikë, të përpiqen të gjejnë aleatë për raste urgjente”, si një përpjekje për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre mes situatave të dhunshme.
Aktorja tha se për fat të keq, njerëzit në rrethin e ngushtë mund të mos jenë gjithnjë më të shpejtë për të ndihmuar. “Është e trishtueshme të thuash, por nuk mund të mendosh se të gjithë miqtë dhe familja gjithmonë do të duan të të besojnë dhe të mbështesin. Shpesh do të jenë të huajt ata që ndihmojë ose viktima të tjera.”, shtoi ajo.

Fituesja e Oscar theksoi ndër të tjera se gratë duhet të jenë të kujdesshme në varësi të situatës në të cilën ndodhen. “Mundohuni të kuptoni presionet e mëdha emocionale, financiare dhe ligjore me të cilat përballen, përfshirë presionin për të qëndruar i heshtur për atë që mund të ketë ndodhur. Kini kujdes se mund të vuajnë nga trauma dhe PTSD.”, tha aktorja. /abcnews.al


