Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grante dhe mbështetje për kompanitë”/ Zv.ministri i ekonomisë: ‘Dyfisho Ndërmarrjen tënde’ përdor garancinë e shtetit si kolateral

schedule14:20 - 6 Korrik, 2026

schedule 14:20 - 6 Korrik, 2026

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, tha në Money Report se brenda kësaj jave do të lançohet nisma “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, një skemë e garancisë sovrane që synon të lehtësojë aksesin e bizneseve në financim.

Musabelliu tha se përmes skemave mbështetëse dhe granteve synohet që kompanitë shqiptare të investojnë në teknologji dhe energji të rinovueshme, në mënyrë që të rrisin konkurrueshmërinë e tyre në tregun e Bashkimit Europian.

Sipas zëvendësministrit, skema “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde” do të përdorë garancinë e shtetit si kolateral për të lehtësuar kredimarrjen nga sektori privat.



“Përmes skemave të ndryshme mbështetëse apo granteve, të mundësohet që kompanitë shqiptare të arrijnë përdorimin e teknologjisë dhe energjisë së rinovueshme, që të jenë konkurruese me bizneset e BE-së. Kemi të bëjmë me informim, ndërgjegjësim, si dhe hartimin e skemave specifike mbështetëse.

Brenda kësaj jave do të lançohet nisma “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, që është skemë e garancisë sovrane, e cila do të lehtësojë kredimarrjen nga sektori privat, duke përdorur si kolateral garancinë nga buxheti i shtetit, për modernizim, zgjerim të kapaciteteve, duke rritur përdorueshmërinë.

Kjo është një iniciativë e re dhe më e fundit. Ndërkohë, Banka e Zhvillimit, e krijuar rishtazi, pritet të hartojë produktet e para dhe t’i lançojë në treg.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!