Me rastin e Kurban Bajramit Grupi Eurosig, Insig, UBA Bank në bashkëpunim me bashkinë Gramsh i dhuruan një shtëpi një familjeje në vështirësi ekonomikë. Kjo është në vijim të fushatave të ndërmarra nga Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj,në ndihmë të familjeve në nevojë.
Në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe ai ndërtoi një shtëpi për një famije me tetë persona në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë që këta pesë fëmijë 6 muaj më parë kanë humbur dhe nënën.
“Mos u ndiej keq fare por shumë i lumtur. Nga fshati do të vini këtu do të punoni dhe do të ecni përpara”.
Projekti nisi në mesin e muajit prill në një tokë të siguruar nga bashkia. Banesa prej 150 metër katror u ngrit dhe u mobilua për tre muaj ndërsa familja e mori atë dhuratë për Kurban Bajram./abcnews.al