Gramoz Ruçi lejon kryeministrin Rama të shkelë rregulloren e Kuvendit

schedule14:06 - 4 Nëntor, 2019

schedule 14:06 - 4 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama nuk shkoi sot në parlament, për të dhënë shpjegime mbi fëmijët shqiptarë të ngecur në kampet siriane, siç opozita kishte kërkuar.

Edhe pse rregullorja e Kuvendit nuk e parashikon një gjë të tillë, Gramoz Ruci, lejoi Elisa Spiropalin të zëvendësonte Ramën, e cila tha se qeveria po punon për këta fëmijë, por të dhënat nuk bëhen dot publike për arsye sigurie.

Ishte njoftuar si një interpelancë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, mandat të cilin Edi Rama e mban vetë me dekret presidencial. Por kryeministri nuk u paraqit.

Në fakt, neni 96 i Rregullores së Kuvendit që normon interpelancat, në asnjë rast nuk i njeh kryeministrit apo ministrave të drejtën e refuzimit të një interpelance, apo transferimin e përgjegjësisë tek ndonjë ministër tjetër. Gjithsesi, Andi Përmeti pranoi t’ia drejtonte pyetjet Elisa Spiropalit.

Më shumë se sa për vogëlushin Alvin Berisha, në interpelancë u sfiduan aftësitë e dy ligjvënësve për batuta politike.

Edi Rama gjithashtu anuloi pa ndonjë shpjegim, edhe një mbledhje të parashikuar pasditen e kësaj të hëne, me strukturat socialiste të Shkodrës, për tu dhënë drejtim emërimit të drejtorëve të rinj në qark./abcnews.al