“Për të gjithë ata që nuk dëshirojnë të vaksinohen, ja një alternativë”. Kështu po reklamohen në internet nga grupe të caktuara certifikatat e rreme të BE-së për COVID.
Ata po përfitojnë nga frika për t’u vaksinuar në Evropë dhe po rrisin reklamimet e certifikatave false, për njerëzit e pavaksinuar. Sky News ka gjetur prova të këtyre certifikatave, duke u reklamuar në të paktën nëntë vende evropiane përmes mediave sociale.
Këto leje false reklamohen sikur do të funksionojnë njësoj si një lejet e ligjshme. Ekzistojnë gjithashtu prova që profesionistët mjekësorë po krijojnë leje të rreme duke përdorur aksesin e tyre të ligjshëm në sistem.
Sky news raporton se disa reklama mund të jenë thjesht mashtrime, pasi klientët që paguajnë kurrë nuk i marrin certifikatat e tyre të falsifikuara.
Në një postim thuhet: “Për këdo që nuk dëshiron të vaksinohet, këtu është një alternativë”.
Këto grupe në internet përmbajnë mijëra ndjekës, një i parë nga Sky News ka mbi 100,000. Lejet reklamohen për rreth 300 euro dhe pagesa mund të bëhet përmes kriptovalutave të pagjurmueshme si Bitcoin.
Imazhet përbajnë edhe informacione kundër vaksinave dhe po përdoren për të nxitur shitjet. Në shumë postime këto faqe që shesin certifikata false shkruajnë se vaksina ka efekte anësore.
Një tjetër koleksion fotografish i dezinformatave të zakonshme rreth efekteve anësore të vaksinës ka mbishkrimin “jo vaksinës” dhe pasohet nga një reklamë për të blerë certifikatë vaksine.
Certifikata e BE-së për COVID është një kod QR që dëshmon se mbajtësi ka marrë dy doza vaksine kundër koronavirusit, së fundmi ka rezultuar negativ ose është shëruar nga koronavirusi. Karta digjitale evropiane vështirë se mund të falsifikohet. Kujdes: Mos i besoni.