Analisti Arben Meçe në një intervistë në “NewsLine” në ABC News komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancën e të enjtes në Kuvend për Bordin e Paqes dhe qëndrimet e opozitës.
Gjatë intervistës, Meçe tha se narrativa e kryeministrit Edi Rama rrëzoi të gjitha akuzat e opozitës në vetëm pak minuta. Ai theksoi se ftesa e Trump për Bordin e Paqes është shumë i rëndësishëm.
“Filozofia që ka po e ngel në klasë këtë opozitë sepse narrativa e saj është të prodhojë zhvillimin e ngjarjes dhe të injektojë këndvështrimin në gjykimin e vet, një perceptim që shpesh është i deformuar dhe kur vjen e vërtetat ky perceptim rrëzohet. Pra opozita ra brenda një ftesë që mjaft mirë Rama të gjithë opsionet e hedhura, ranë me një fjalim gati 3 minuta të Ramës. Pra e vërteta vonon por nuk harron dhe kjo ndodhi. Dhe ka një përpjekje që atë narrativë të rrëzuar të prodhojnë një narrativë tjerët. Këta njerëz nuk kuptojnë që nuk mund të prodhojë ngjarjen. Rama dje tha se nuk shkoi sepse përballë Trump preferoi gocën dhe ‘tha se gjithçka u bë me miratimin e të atit’, pra kjo është njëlloj opsioni që askush nuk mund ta përdorë në emër të tjetrit nëse nuk ka ndodhur, dhe Rama pra tregoi që është. Shqipëria është anëtar themeluar sepse është kërkesë e Trump dhe Rama para opinionit publik transmetoi një mesazh që nëse do realizohet është një fitore e Ramës; ‘trupat amerikane do më marrin në aeroportin e Uashington dhe do më shpien në Shtëpinë e Bardhë me votat e demokratëve’. Pra e gjithë narrativa e opozitës do të bjerë, unë u them që të ndjekin skemën e zhvillimit. Berisha gjithmonë fitoren e feston kur humbet. Në narrativën e Berishës edhe kur humbet edhe kur zhytet thellë Berisha ngre kokën dhe thotë unë fitova. Por opozita tashmë edhe deklaratat që tha se 20 janari do kishte zhvillime, e gjitha ra si kështjella e rërës, sepse ashtu ishte ndërtuar”, tha më tej ai, duke shtuar se edhe protesta më 24 janar do të jetë dështimi i radhës sepse nuk ka më motiv”.
/abcnews.al/


