Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Grabitja nga pastruesja në shtëpinë e ish-zyrtares, PD thyen heshtjen: Nxorën zbuluar korrupsionin qeveritar

schedule14:36 - 10 Janar, 2023

schedule 14:36 - 10 Janar, 2023

TIRANË – PD ka reaguar sot lidhur me grabitjen e shumave të mëdha të parave nga një pastruese, në banesën e një ish-zyrtarje. Pas kronikës së transmetuar në ABC News, lidhur me heshtjen e opozitës mbi këtë zhvillim kryefjalë e ditëve të fundit, erdhi dhe reagimi i parë zyrtar i PD-së.

Sali Berisha vijon të jetë me gjendje gripale dhe nga PD-ja doli zëdhënësja e selisë blu. Rreth mesditës, Garo tha ky rast është episioni i një seriali vjedhjesh nga kryeministri dhe qeveria e tij. Dhe ajo shton se PD-ja e ka bërë detyrën e saj publike, me të gjitha mjetet në dispozicion.

“Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshte, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama.” -u shpreh ndër të tjera Garo.



Ndërkohë, aleatja e PD-së, Partia e Lirisë e Ilir Metës nuk ka thënë asnjë fjalë për vjedhjen e parave në shuma të larta, në banesën e ish-zyrtares.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!