Për grabitjen e 9 prillit të ndodhur në Rinas, dyshohet së është përfshirë edhe një ish-punonjës policie. Mariglen Hoxha sipas grupi hetimor dyshon se i ka dhënë informacione të rëndësishme anëtarëve të bandës së drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala.
Ky është Mariglen Hoxha ish efektivi i policisë së Rinasit i shpalluar në kërkim policor si një ndër personat që ka ndihumuar me informacaione anëtarët e bandës së drejtuar nga Admir Murataj, për të realizuar supergrabitjen brenda pistës së aeroportit të Rinasit.
Emri i ish-efektivit u zbulua nga tabulatet telefonike, ndërsa kjo foto iu dërgua pikave të Kalimit Kufitar, për të bërë të mundur ndalimin e tij nëse konstatohet.
Dyshohet se ish-polici me origjinë nga qytetiti i Elbasanit të ketë ndihmuar me oraret e sakta për lëvizjen e dërgesave të parave për anëtarët e bandës së drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala. Emri i ish-policit Hoxha doli edhe në grabitjen e qershorit të 2016-ës brenda pistës së Rinasit, të ideuar dhe realizuar nga personi që vijon të jetë ende në kërkim Aleks Pepa. Hetimet për Mariglen Hoxhën u mbyllën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ndërsa ish-polici kishte dhënë dorëheqjen vetëm 1 muaj e gjysmë para se ndodhte, pasi nuk kishte pranuar të shkonte në një tjetër detyrë.
Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim ish-miku i të ndjerit Admir Murataj, Klement Çala, si edhe vëllai i tij Eldi Çala. Në servisin e Eldi Çalës në periferi të Elbasanit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se u modifikua në shasi si edhe u logua furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Ndërkohë u prangosën 4 persona të tjerë tre nga Elbasani dhe një nga Fushë Kruja të cilët dyshohen si të përfshirë në supergrabitjen e Rinasit. Për të rënë në gjurmët e personave të dyshuar, Renaldo Sula, Saimir Çela, Alkond Bengasi dhe Oltion Veseli, u sekuestruan rreth 70 kamera të bizneseve nga rreth rrotullimi i Bradasheshit deri në Rinas. Më herët bashkëpunim organi i akuzës ka kërkuar edhe nga autoritet kosovare. Dyshohet se dy furgonat e djegur; një në Bathore e tjetri në fshatin Dritas, të jenë vjedhur nga Kosova. Të dy mjeteve ju ishte fshirë numri i shasisë për të bërë të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet në Shqipëri. /abcnews.al