Grabitja me armë në Korçë, pasagjerja në makinë ishte police

schedule13:03 - 8 Janar, 2018

schedule 13:03 - 8 Janar, 2018

Dy ditë pas grabitjes me maska dhe armë të mjetit tip benz, policia e Korçës nuk ka rënë në gjurmë të dy autorëve. Edhe pse në zonën ku ndodhi grabitja po vijojnë kontrollet në një perimetër të gjerë, deri tani policia, nuk ka mundur të gjeje as gjurmë të mjetit të grabitur dhe as të autorëve. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se 23 vjeçarja, e cila mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ishte në shoqërinë e të riut, që ju grabit makina, është efektive policie.  Ajo ka deklaruar para kolegëve, se nuk ka pasur konflikte dhe nuk i njihte autorët e grabitjes. Policia dyshon se mjeti i grabitur mund të çohet për pjesë këmbimi në pika servisi jashtë qarkut të Korçes. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, duke ofruar 200 mijë lekë të reja për informacione që çojnë në zbulimin e vendndodhjes së mjetit, apo autorëve./abcnews.al