Grabitja e Rinasit, shpërblim për informacionet mbi personat në kërkim

schedule15:24 - 3 Korrik, 2019

schedule 15:24 - 3 Korrik, 2019

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për tre persona të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit. Klement Çalaja, Eldi Çala, Talo Çela, janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre, teksa informatorëve do t’ju ruhet anonimati.

Afërsisht 3 muaj nga grabitja spektakolare e 9 Prillit të ndodhur brenda pistës së aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për të prangosur tre organizatorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Për arritur në gjurmët e dy vëllezërve Klement Dhe Eldi Çala e po kështu të Talo Çelës, policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë erurosh, duke ruajtura anonimatin. Sipas grupit hetimor, Klement Çala dhe Admir Murataj ishin autorët që hartuar dhe më pas zbatuan planin e grabitjes së rreth 5 mil eurove në momentin që po ngarkoheshin në barkun e avionit të linjës, Tiranë-Vjenë.

46-vjeçari Murataj humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një kilometër larg Rinasit, ndërsa 20 thasët e grabitura me para nuk janë gjetur ende nga uniformat blu. Ndërkohë, rezultoi se Klement Çala ka siguruar nga Kosova automjetet e përdorur në grabitje, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala ka bërë modifikimin e tyre në një ofiçinë në qytetin e Elbasanit. Me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda, gjykata kë lënë në burg 7 të persona të tjerë të cilët akuzohen gjithashtu si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Pas hekurave janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli Saimir Çela dhe Hasan Kanaçi. Organi i akuzë ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj të arrestuarve dhe familjarëve të tyre në bazë të ligjit anti-mafia. Ata  posedojnë një sërë automjetesh luksoze, llogari bankare dhe prona te paluajtshme të cilat dyshohet se janë krijuar nga të ardhura të jashtëligjshme.

Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka drejtuar një kërkesë Bankave, Hipotekës dhe drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!