Grabitja e Rinasit, refuzohet kërkesa e Aleksandër Muratajt

schedule12:59 - 24 Nëntor, 2017

schedule 12:59 - 24 Nëntor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën për lirim nga qelia të Aleksandër Muratajt, një nga të dyshuarit e supergrabitjes së 3.2 milionë eurove në blindin e një banke në rrugën e Rinasit. Murataj pretendoi se në kohën kur ka ndodhur ngjarje ka qenë tek dentisi, pretendin që nuk bindi gjykatën për zbutje të masës së sigurisë. 

Gjykata për Krimet e Rënda nuk pranoi të lirojë nga qelia Aleskandër Muratajn, i arrestuar në mars 2017. Ai po hetohet si një nga autorët e grabitjes së 3.2 milionë eurove në autoblindën e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit. Murataj i kërkoi gjykatës të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në burg”, duke mohuar dyshimet e ngritura ndaj tij.

Përmesa avokatit Ardian Visha, 41 vjecari Murataj pretendoi se në harkun kohor kur ka ndodhur grabitja në aksin Kthesa e Kasharit-Rinas ai ka qenë në një klinikë dentare. Sipas avokatit, prania e klientit të tij larg vendngjarjes është e provuar për kohën e ndodhjes së saj. “Klienti im nuk mund të ketë qenë në të njëjtën kohë në dy vende”, ka theksuar mbrojtësi. Kërkesa është bazuar në prova të administruara nga prokuroria gjatë hetimit, mes të cilave edhe regjistri i pacientëve për ditën e ngjarjes, ku ndodhet edhe emri i Muratajt.

Vetë i dyshuari, i pranishëm në gjyq, ka këmbëngulur në pafajësinë e tij. “Po më mbani kot në burg, kam qenë tek dentisti”, është shprehur ai. Pretendimi i Muratajt u kundështua nga prokurori, i cili i tha gjykatës se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për zbutjen e masës së sigurisë për të dyshuarin.

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Aleksandër Murataj ka kryer  veprime konkrete në ndihmë të grabitjes së 3.2 milionë eurove në 9 shkurt 2017 rrugën e Rinasit. Ai është vëllai i Admir Muratit, i dyshuar si ideatori kryesor i kësaj grabitjeje,  si edhe i asaj të dhjetorit 2015 pranë të njëjtit vend./abcnews.al

 

https://youtu.be/hUrSMPnlppg

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!