Grabitja e bankës në ish-bllok, gjykata dënon autorët

schedule14:19 - 23 Korrik, 2018

schedule 14:19 - 23 Korrik, 2018

13 vite burg dha gjykata për Roland Litin dhe 1 vit e 6 muaj për Alan Babameto, të akuzuar si autorë për grabitjen e një filiali banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Në seancën e sotme gjyqësore trupa gjykuese e argumentoi vendimin për masen ndaj Babametos me faktin se dënimi i tij ishte vetëm për moskallëzim krimi.

Dy autorët, në Gusht të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut arritën të thyejnë murin e bankës duke u futur në dhomën e kasafortës duke marrë nga aty një shumë të konsiderueshme parash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!