Grabitja e argjendarisë në Shkodër, dy persona në pranga

schedule17:20 - 7 Shkurt, 2018

schedule 17:20 - 7 Shkurt, 2018

Dy persona janë arrestuar për grabitjen javën e kaluar në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë njëri është një 23-vjeçar Francesk Vukaj 23 vjeç nga fshati Rrenc në Gur të Zi. Personi i dytë i vendosur në pranga, por që policia nuk bën të ditur emrin, dyshohet si bashkëpunëtor i Vukajt.

Policia ende nuk ka folur zyrtarisht, pasi është në ndjekje e sipër për dy persona të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në grabitje.

Në atë ngjarje, ku u sulmua argjendari Dragusha, u morën afro pesë milionë lekë dhe një sasi floriri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!