Grabiti dhe kërcënoi të moshuarit me sëpatë, arrestohet 47-vjeçari

schedule10:23 - 6 Shtator, 2020

schedule 10:23 - 6 Shtator, 2020

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka grabitur me dhunë një çift të moshuarish në fshatin Pishë të Fierit.

Policia njofton se i arrestuari është identifikuar me inicialet P. Dh., banues në Pishë, ndërsa në momentin e grabitjes, ai e ka kërcënuar çiftin e të moshuarve me sëpatë.

Fier/Informacion

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në fshatin Pishë të Fierit.

Vodhi me dhunë një çift të moshuarish, falë reagimit të shpejtë e profesional, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

Policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sopatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas telefonatës së marrë  rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Falë profesionalizmit dhe reagimit në kohë, policia bëri të  mundur identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë dhe mjetin prerës sopatë.

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, rezultoi se ky shtetas, rreth orës 23:00 të një natë më parë, është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë (sopatë) ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!