Grabiti banesën e Elton Çiços, burg pa afat për autorin

schedule18:31 - 24 Janar, 2019

schedule 18:31 - 24 Janar, 2019

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg pa afat Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Çiçës katër vjet më parë në qytetin e Tepelenës. Seanca, e cila filloi në orën 14:30 të ditës së sotme, ka zgjatur vetëm 10 minuta.

Kryesuesi i seancës Pëllumb Vehbi në fillim i dha fjalën akuzës përmes Emror Kasaj prokurorit të çështjes, i cili vlerësoi se arrestimi i Mihasit nga Policia e Gjirokastrës ishte i ligjshëm dhe kërkoi nga kryesuesi i seancës që të jepte masën burg pa afat.

Deri më tani prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Çiços në Shtator të 2015-s. Ndërkohë që Elton Çiço u vra një vit më vonë në kryeqytet. Vetë Erigers Mihasi ka mohuar akuzën ndaj tij. Më pas gjykata ka dhënë masën e sigurise, burg pa afat për Mihasin./abcnews.al