Një grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në Ferizaj në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Seli Qeku”. Dyshohet se autori i grabitjes ka marrë rreth 30 mijë euro.
Sipas policisë së Kosovës autori ka qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur të marrë paratë dhe të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Autoritet po punojnë dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorit.
/abcnews.al