Grabitet një supermarket gjatë natës në Lezhë, autorët vjedhin 3 milionë lekë të reja

schedule13:03 - 28 Tetor, 2024

schedule 13:03 - 28 Tetor, 2024

Një grabitje ka ndodhur në një supermarket në fshatin Ishull Lezhë, në Lezhë. Mësohet se janë grabitur rreth 3 milionë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku sipas informacioneve, disa persona kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit dhe kanë vjedhur kasafortën. Pritet që të hapen kamerat e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia e Lezhës, e cila sqaron se pas njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Në drejtimin e prokurorit dhe me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të këtij rasti, nënvizohet se vijojnë të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, si: marrja e deklarimeve të punonjësve, këqyrja e kamerave, këqyrja e vendit të ngjarjes etj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!