Grabitet një pikë këmbimi valutor në Fier, policia jep detaje

schedule20:09 - 23 Janar, 2018

schedule 20:09 - 23 Janar, 2018

Policia ka njoftuar se dy persona të maskuar me kapuçë kanë grabitur me dhunë një pikë këmbimi valutor rreth orës 18:45 në Levan të Fierit.

Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve të dyshuar./abcnews.al