Një i mitur është futur mbrëmjen e sotme në një furrë buke në qytetin e Lezhës duke marrë nga arka 28 mijë lekë të vjetra. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”.
I mituri është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka marrë shumë e parave dhe është larguar.
Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC se ai ka përfituar nga hutimi i shitëses dhe pasi ka marrë paratë ka lënë shkapat brenda në dyqan dhe u largua, pa e kuptuar se në ambientet e furrës ka pasur kamera sigurie, përmes të cilave është bërë i mundur identifikimi i tij.
“Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë prej 28 mij lekësh të vjetra dhe është larguar.
Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al