Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitet filiali i OTP Bank në Tiranë, autori dyshohet ishte i armatosur

schedule12:50 - 2 Qershor, 2026

schedule 12:50 - 2 Qershor, 2026

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë në Tiranë.  Ngjarja ka ndodhur në zonë pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa mësohet se pre e grabitjes është bërë filiali i OTP Bank.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!