Grabitet marketi në Kosovë, hajduti vodhi kasën nën kërcënimin e armës

schedule11:37 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 11:37 - 21 Dhjetor, 2022

Një market është grabitur ditën e djeshme, 20 dhjetor në Gjilan, Kosovës.

Siç shkruajnë mediet vendase një person ka hyrë në market nën kërcënimin e armës dhe ka marrë nga atje kasën me të golla.

Policia njofton se në kasë kishte rreth 15m me 200 euro.

Rasti është denoncuar në polici nga punonjësja e marketit, ndërsa autori është arrestuar pak më vonë nga policia.

Njoftimi i Policisë

GRABITJEGjilan 20.12.2022 – 22:54. Viktima femër kosovare punëtore e një marketi ka raportuar se një i dyshuar mashkull nën kanosjen e armës ka marrë kasën me të holla në të cilën kanë qenë rreth 150-200 € dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore nga ekipet policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!