Një pikë karburanti në Shënkoll të Lezhës është grabitur mbrëmjen e së dielës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autorët të maskuar me pistoletë dhe shkop bejsbolli kanë arritur që të marrin 1 milionë lekë.
Gjithashtu pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë së objektit për të zbardhur dhe ngjarjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.
“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al