Një kambist u grabit mëngjesin e sotëm në Korçë teksa ishte nisur për të shkuar në punë.
Policia bëri me dije se dy persona i morën atij çantën mbi mbante paratë duke u larguar me shpejtësi.
Abcnews.al mëson se kambisti i grabitur është Anxhelo Rrenja. Ky i fundit ka një pikë për këmbimin e parave në qytet.
Mësohet se grabitja e kambistit 30 vjeçar ndodhi në lagjen 18 të qytetit, ku fillimisht dy personat i kanë prerë rrugën duke i marrë më pas me dhunë çantën.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.