Grabitet e moshuara, hajdutët e lidhin dhe i marrin 55 mijë eurot e pensionit

schedule23:23 - 3 Janar, 2021

schedule 23:23 - 3 Janar, 2021

Një e moshuar në Kosovë është lidhur dhe grabitur, ndërsa hajdutët i kanë marrë 55 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në Gjurgjedelli të Kaçanikut. E moshuara jetonte vetëm në shtëpi. Mbrëmjen e së shtunës hajdutët janë futur në shtëpi në momentin që 70 vjeçarja po flinte.

Remzie Mani shprehet se tre hajdutët ishin të maskuar dhe fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas edhe e lidhën.

Pas disa minutash torturë, hajdutët e detyruan t’ju tregojë edhe vendin se ku i kishte fshehur paratë që kishte grumbulluar nga pensioni i bashkëshortit i cili për vite të tëra kishte punuar në Gjermani., shkruan Gazeta Ekspres.

Pasi morën shumën e konsiderueshme hajdutët u larguan, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!