Një bankomat i një banke të nivelit të dytë është vjedhur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ndërsa siç njoftojnë uniformat blu, grabitësit morën një sasi të vogël parash.
Autorët e vjedhjes mbeten ende të paidentifikuar. Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi kontrollet për identifikimin e tyre. Nga ana tjetër, grupi hetimor po administron çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë grabitje./abcnews.al