Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitën paratë e karburantit/ Elbasan, pranga dy të rinjve që kërcënuan me armë

schedule15:51 - 16 Shtator, 2025

schedule 15:51 - 16 Shtator, 2025

ELBASAN- Policia ka arrestuar 2 persona, pasi të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant në Elbasan.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Librazhdit dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: Denis Isallari, 23 vjeç, dhe Denajd  Sterkaj, 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat, veshje të tjera të përdorura nga autorët, paratë e vjedhura, automjeti me targa të mbuluara që përdorën të rinjtë si dhe celularët në përdorim nga këta persona.

Nga veprimet hetimore, sipas asaj që njofton zyrtarisht policia, Isallari dhe Sterkaj kryen grabitjen rreth orës 23 të mbrëmjes të hënën.

Të maskuar dhe të armatosur kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.

Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar’.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!