Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitën me dhunë dy shtetase të huaja/ Policia e Vlorës zbardh ngjarjen, tre në pranga, njëri i dënuar për vrasje

schedule10:53 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 10:53 - 8 Dhjetor, 2024

VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur një rast të grabitjes me dhunë, i ndodhur dy ditë më parë.

Për këtë janë arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për grabitjen me dhunë të një shume parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja.

Mes të arrestuarve është një 33-vjeçar, i cili sipas Policisë ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës.

Sakaq, njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, rezulton i dënuar për vrasje në Greqi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!