Grabiten 300 mijë euro, autorët prezantohen si policë

08:55 | 20/11/201908:550

Një shumë prej 300 mijë eurosh janë grabitur në një banesë në Fushë-Milot.

Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhurë mbrëmjen e kaluar, ku tre persona janë futur në banesën e shtetasit Taf Shabani në Fushë-Milot. Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.

Autorët janë paraqitur të maskuar si efektivë policie. Zonja e shtëpisë, rrëfen se pasi janë afruar në shtëpi i kanë thënë kësaj të fundit se janë policë nga Tirana dhe se i ka ikur djali nga burgu, ndërsa i kërkojnë t’u tregojë ku e ka fshehur.

Më pas ata janë ngjitur në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi janë larguar ata, është lajmëruar i zoti shtëpise dhe policia e Kurbinit.

Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek si plakat më. Ku e ke djalin? Hyni njëri, jemi prej Tiarane tha të ka dalë djali prej burgu ku e ke fut, e  ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu, pastaj s’më lanë më me lujt më. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke fut djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ik, ku e ke fut. Ku e ke strehuar. Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne”, tha zonja e shtëpisë.

Ndërsa Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.

300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 kalamajt në Itali”, tha ai./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono