Një shumë prej 300 mijë eurosh janë grabitur në një banesë në Fushë-Milot.
Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhurë mbrëmjen e kaluar, ku tre persona janë futur në banesën e shtetasit Taf Shabani në Fushë-Milot. Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.
Autorët janë paraqitur të maskuar si efektivë policie. Zonja e shtëpisë, rrëfen se pasi janë afruar në shtëpi i kanë thënë kësaj të fundit se janë policë nga Tirana dhe se i ka ikur djali nga burgu, ndërsa i kërkojnë t’u tregojë ku e ka fshehur.
Më pas ata janë ngjitur në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi janë larguar ata, është lajmëruar i zoti shtëpise dhe policia e Kurbinit.
“Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek si plakat më. Ku e ke djalin? Hyni njëri, jemi prej Tiarane tha të ka dalë djali prej burgu ku e ke fut, e ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu, pastaj s’më lanë më me lujt më. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke fut djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ik, ku e ke fut. Ku e ke strehuar. Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne”, tha zonja e shtëpisë.
Ndërsa Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.
“300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 kalamajt në Itali”, tha ai./abcnews.al