Grabisnin qytetarët te Liqeni Artificial, gjykata lë në burg dy policët

schedule11:04 - 28 Nëntor, 2022

schedule 11:04 - 28 Nëntor, 2022

Dy policët që grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial janë lënë në burg.

Sajmir Muzikanti dhe Serxhio Cani janë njohur sot më masën e sigurisë, pasi më herët ishin zbuluar veprat e tyre penale.

Policia bashkiak 39-vjeçar, bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme.

Polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës, gjë që faktohet edhe nga dëshmia e tij.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.

Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22 vjeçarit.

Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!