Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka dalë me një thirrje të fortë ndaj grave, nënave dhe vajzave të Rusisë. Përmes postimit të fotos së disa ushtarëve rus të kapur në Ukrainë, Kuleba shprehet se ata nuk do t’i presin rusët me lule, prandaj nënat, gratë dhe vajzat ruse t’u bëjnë thirrje të tërhiqen nga vendi.
KËTU lexoni gjithçka mbi luftën në Ukrainë
“Nëna, gra dhe vajza të ushtarëve rusë! Merrni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Qeveria juaj po gënjen. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, shkruan Kuleba në Twitter.
Матери, жёны, дочери русских солдат! Заберите своих мужчин домой. Они пришли на чужую землю убивать невинных людей, разрушать наши дома. Ваша власть врет. Народ Украины встречает их с оружием, а не цветами. Требуйте от власти остановить захватническую войну,спасите своих близких! pic.twitter.com/fCtsiLRw3R
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 26, 2022
Ukraina ka raportuar për më shumë se 3 000 ushtarë rusë të vrarë gjatë luftimeve të ditëve të fundit duke shënuar një rekord humbjesh për Rusinë gjatë dekadave të fundit. /abcnews.al