“Gra e fëmijë të vrarë në rrugët e Buchas”, kantautori ukrainas rrëfen përjetimet e luftës

schedule11:51 - 7 Prill, 2022

schedule 11:51 - 7 Prill, 2022

Kantautori Aleksandër Kravçov nga Bucha në një intervistë për ABC Live këtë të enjte ka treguar përjetimet e tij mes bombardimeve rusë që kanë nisur që më 24 shkurt.

Kravçov në fjalën e tij është shprehur se ai tashmë ndodhet në një tjetër zonë më të sigurt afër Kievit dhe ka theksuar se gjatë largimit ai ka parë në rrugë trupa të pajetë mes tyre edhe gra e fëmijë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përjetimet janë shumë të dhimbshme kur shikon sesi agresioni rus po u merr jetën shumë të pafajshmëve në Ukrainë.

“Agresioni në Bucha ka nisur që në 24 shkurt dhe kanë vijuar dhe me tej. Që në momentin e parë e kuptuam se do të ishte një luftë në vijim. Ditët e para ka qenë panik dhe të gjithë vraponin nëpër markete për të blerë ushqime.

Ne kemi qëndruar në Bucha dhe kam parë me sytë e mi njerëzit e vrarë. Gjatë periudhës që trupat ruse kanë hyrë në Bucha kemi parë që ushtarët rus të pozicionur në markete, dhe në momentin që njerëzit dilnin nga marketët kolona ruse i qëllonte. N ë Bucha është një kishë dhe pas saj janë varrosur dhe civilët që janë vrarë dhe rrugëve ka pasur viktima që qëndronin të shtrirë mes tyre edhe fëmijë dhe gra. Nga dita e 11 kemi parë dhe qentë që tërhiqnin viktimat në rrugë.  Janë larguar shumë por ka dhe shumë të tjerë që kanë qëndruar atje”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka treguar dhe një përjetim të tijin, ku thekson se në mungesë të gazit në ditën e 11të luftës po gatuante dhe papritur ka rënë dera, kur e ka hapur ka parë 12 ushtarë rusë përpara të cilët fatmirësisht vetëm i kanë kontrolluar dhe parë dokumentet.

Pas ditës së 5 të pushtimeve më janë dukur njëlloj të gjitha ditët, por në ditën e 11 nuk kemi pasur as drita dhe as gaz dhe te kompleksi ku jetonim na kanë ardhur trupat rusë. Në një moment kam menduar se do më qëllojnë kur hapa derën dhe pashë përballë 12 ushtarë, por vetëm  na kontrolluan të gjithëve, dokumentet dhe nëse nuk ja hapje derën ta hapnin me forcë. Shumë nga gratë që ishin aty ngelën pa telefona, pasi jua morën nga fotot dhe videot që ato kishin regjistruar”, është shprehur ndër të tjera ai./abcnews.al