Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO’s, Gottemoller gjatë konferencës për shtyp me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati deklaroi se krijimi i ushtrisë së Kosovës rrezikon të ardhmen e saj euro-atlantike.
“Ne diskutuam forcën e sigurisë së Kosovës dhe planin e saj për ta transformuar në ushtri. Sekretari i NATO- s Stoltenberg e konsideron këtë veprimtari në një kohë jo të përshtatshme dhe mund të ketë pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës. Ai theksoi se nëse evoluonte mandati i forcave të sigurisë atëherë NATO do të rishikonte nivelin e angazhimit me forcat e sigurisë së Kosovës. Stoltenberg foli edhe me Vuçiç për nevojën për të mos shkallëzuar tensionet dhe për të punuar drejt paqes e stabilitetit në rajon. NATO mbështet plotësisht dialogun e BE-së mes Prishtinës e Beogradit si e vetmja mënyrë për të sjellë paqe e stabilitet në rajon. Ne mbështetmi te Shqipëria që të vazhdojë të përdorë influencën e saj në këtë proces dhe inkurajojmë Prishtinën e Beogradin për qetësi e vetëpërmbajtje”. /abcnews.al

