I transferuar për shifrën e 27.4 milionë eurove nga “bergamaskët” e Atalanta drejt “zikaltërve” të Inter, vetëm 1 vit e gjysmë më parë, anësori gjerman Robin Gosens, duket se këtë merkato vere do të shohë një rikthmin në vendlindjen e tij.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport”, për 28-vjeçarin interesohen gjermanët e Union Berlin, të cilët janë të gatshëm të plotësojën kushtet e Inter, për të ofruar 15-20 milionë euro.
Largimi i tij duket të jetë i afërt, me bordin “zikaltër” që ka gjetur dhe zëvendësuesin e Gosens, i cili do të jetë një tjetër lojtar nga Serie A e më konkresisht anësori brazilian i mbrojtjes, së Monza, Carlos Augusto, i cili ka shkëlqyer këtë sezon.
Ndërkaq, kujtjomë se Gosens ka zhvilluar gjithësej këtë sezon 49 paraqitje për “zikaltërit”, ku ka arritur të shënojë vetëm 4 herë, ndërsa 24-vjeçari brazilian, Carlos Augusto ka zhvilluar 37 paraqitje, duke arritur të çojë 6 herë topin në rrjetë, si dhe të sigurojë 5 asistime. /i.m /abcnews.al