Një gol që do të mbahet mend gjatë, për rëndësinë, por mbi të gjitha për bukurinë e tij.
Protagonist, Dominic Solanke sulmuesi i Tottenham që bëri realizimin e vitit në Premier League dhe vendosi kandidaturën e tij në garën për çmimin “Puskas”, me atë që në futboll quhet “goditja e akrepit”.
Futbollisti anglez dërgoi topin në rrjetë me këtë mënyrë spektakolare në minutën e 70-të, duke vendosur barazimin 2-2 në sfidën kundër Manchester City.
Një goditje e rëndë për Pep Guardiola, që pa t’I ikte nga duart një fitore në dukje e sigurtë në pjesën e parë.
Kjo pasi “Cityzens” u kthyen në pushimin e sfidës me epërsinë e dyfishtë.
Cherki në minutën e 11-të i dha avantazhin miqve, ndërsa Semenyo shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij.
Por në pjesën e dytë, Tottenham barazoi gjithçka me Solanke, autor i të dy golave për londinezët. Sigurisht I dyti, me akrobacinë spektakolare dhe që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion në Premier League.
Kjo, pasi me këtë ndalesë Manchester City largohet me gjashtë pikë nga kryesuesit e Arsenal, që kthen sërish distancën e sigurisë në krye të renditjes.


